Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Partia e pakënaqur: VV s’di të ndalet, vargon ankesa si tren (VIDEO)

NULL NULL
20.03.2025 20:23

Pas hedhjes poshtë të pretendimeve të Lëvizjes Vetëvendosje për keqpërdorimin e votave me postë ku akuzat iu drejtuan Lidhjes Demokratike të Kosovës, subjekti që doli i pari do ndërrojë adresë për t’i shfaqur pakënaqësitë.

Partia e Albin Kurtit, shpresën e fundit e ka Gjykatën Supreme.

Por më shumë se për drejtësi, synimi LVV-së po shihet si tentim për zvarritje të procesit, raporton Klan Kosova.

Veçse pos kësaj partie, vonesave mund t’ua shohë hairin edhe diskurs tjetër.

Nëse edhe Supremja vendos njësoj si PZAP, hapet rruga që të certifikohen rezultatet e zgjedhjeve që u mbajtën me 9 shkurt. /Klankosova.tv

lajme të ngjashme