Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Parlamenti irlandez shpall emergjencë klimatike

NULL NULL
10.05.2019 14:58
Greta Thunberg, një aktiviste e lëvizjes së gjelbër, thotë se vendimi i Dublinit për të pasuar nismën e deputetëve britanik është 'lajm i madh'.

Parlamenti i Irlandës është bërë i dyti pasi atij britanik që ka shpallur emergjencë klimatike.

Një amandament në një raport parlamentar që shpalli emergjencën klimatike dhe i bëri thirrje legjislativit atje “të shqyrtojë se si [qeveria irlandeze] mund të përmirësojë reagimin e saj ndaj çështjes së humbjes së biodiversitetit”,u pranua pa votim të enjten, raporton “The Guardian”, transmeton Klan Kosova.

Udhëheqësi irlandez i partisë së gjelbër, Eamon Ryan, i cili shtyu përpara çështjen e amandamentit e quajti vendimin “historik”.

Thunberg, aktivisti 16-vjeçar, i cili ka udhëhequr protesta në të gjithë Evropën dhe po bëhet një nga zërat më të pasionuar të lëvizjes së gjelbër, kërkoi që më shumë vende  të ndjekin shembullin e tyre.

Parlamenti i Britanisë u bë i pari në botë që shpalli emergjencë klimatike, duke kaluar mocionin kryesisht simbolik më 1 maj. Hapi pasoi 11 ditë të protestave në rrugët e Londrës nga grupi i fushatës mjedisore “Rebelimi i Zhdukjes”./klankosova.tv/.

 

lajme të ngjashme