Parandalohet gara ilegale, shoferi gjobitet me 400 euro, 4 pikë negative dhe 10 muaj ndalim drejtimi NULL NULL 08.04.2024 16:53 08.04.2024 16:53 Identifikimi i kundërvajtësit, garonte në gara ilegale. Foto: Policia e Kosovës Njësia për Kontroll të Autostradave në kuadër të planit “Parandalimi i garave ilegale të shpejtësisë në autostradë” edhe një herë ka identifikuar kundërvajtësit. Në bazë të publikimit të video incizimeve në rrjetet sociale u identifikua shoferi që ka marrë pjesë në gara ilegale të shpejtësisë, i njëjti është gjobitur me 400 euro, 4 pikë negative dhe 10 muaj i është ndaluar drejtimi i mjetit me veprim motorik, njofton Klankosova.tv. “Njësia për Kontroll të Autostradave në kuadër të planit “Parandalimi i garave ilegale të shpejtësisë në autostradë” dhe në bazë të publikimit të video incizimeve në rrjetet sociale ka identifikuar shoferin që ka marrë pjesë në gara ilegale të shpejtësisë, i njëjti është gjobitur 400 €, 4 pikë negative dhe 10 muaj i është ndaluar drejtimi i mjetit me veprim motorik”, ka njoftuar policia.