Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Parandalohet futja e kontrabandës në burgun e Dubravës

NULL NULL
07.04.2026 18:08

Në Qendrën Korrektuese të Dubravës u parandalua futja e kontrabandës, ku gjatë kontrollit u gjetën dhe konfiskuan një telefon Samsung, një SIM dhe dy kabllo mbushëse.

Vizita u anulua dhe ndaj vizitorit u ndërmorën masat ligjore, ndërsa Shërbimi Korrektues njofton se kontrollet dhe masat e sigurisë do të vazhdojnë, transmeton Klankosova.tv

“Shërbimi Korrektues i Kosovës njofton se sot në Qendrën Korrektuese të Dubravës është parandaluar futja e kontrabandës në institucion.
Gjatë kontrollit të një vizitori, në mënyrë të kamufluar në trupin e tij, është gjetur dhe është konfiskuar një telefon mobilë Samsung, një SIM Card dhe dy kabllo mbushëse. Vizita është anuluar menjëherë dhe vizitori është kthyer mbrapsht, ndërsa ndaj tij janë ndërmarrë masat përkatëse sipas procedurave ligjore në fuqi”, njoftoi ShKK. /Klankosova.tv

lajme të ngjashme