Paralajmëron Azemi: Pa pagë 600 euro, punëtorët teknikë dhe fizikë largohen kolektivisht nga puna NULL NULL 07.04.2026 14:23 07.04.2026 14:23 Sindikata e sektorit privat të Kosovës ka organizuar takim me kryetarët e shoqatave sindikale. Në këtë takim u diskutua për rritjen e pagave, pagën e 13-të si dhe organizimin e protestës për 1 Maj. Me këtë rast, kryetari Jusuf Azemi, iu është drejtuar mediave pas takimit. Azemi dha detaje rreth vendimeve që janë ndërmarrë aty. “Është marrë vendim, nëse nga 1 korriku punëtorët teknikë të Prishtinës nuk e kanë kontratën me pagën 600 euro, do ta lëshojnë vendin e punës në mënyrë kolektive”, theksoi ai para opinionit publik transmeton Klankosova.tv.