“Parajsa” del në shitje, për vetëm 8 milionë dollarë NULL NULL 15.09.2018 13:07 15.09.2018 13:07 Një ishull tropikal, me plazhe me rërë dhe gjelbërim mahnitës, i denjë për t’u quajtur “parajsa” në tokë ka dalë në shitje. E për çmimin “modest” prej 8 milionë dollarësh, Ishulli Lataro, i cili shtrihet në brigjet e Vanuatit në Paqësorin e Jugut, përmban akomodim luksoz dhe kafshë të egra, duke përfshirë shqiponja dhe gaforre të rralla. Rreth 90 % e ishullit është i gjelbëruar e me pemë të larta, teksa 4 km2 e terrenit rrethohet nga oqeani blu, shkruan Top Channel.