Paragllajd: Fanol Shala thyen rekord botëror NULL NULL 30.04.2024 15:38 30.04.2024 15:38 Paragllajd: Fanol Shala thyen rekord botëror Paragllajdisti ynë, Fanol Shala, ka arritur rezultat mbreslënës në Kupën e Botës (seria e dytë) disiplina paragllajding precizion, të mbajtur në Alania të Turqisë. Shala u rendit i dyti nga 82 garues, me gjashtë pikë në total, por ajo që e veçoi më shumë ishte rekordi botëror. “Ai pati gjashtë ulje radhazi me rezultat 1 cm (total 6 cm), duke thyer rekordin botëror, të konfirmuar pas garës edhe nga Federata Ndërkombëtare e Aeronautikës”, thuhet në njoftimin e Komitetit Olimpik të Kosovës transmeton Klankosova.tv Vendin e parë e zuri kampioni botëror, kinezi Yang Chen. Paraqitje të mirë patën edhe garuesit tjerë të kombëtares së Kosovës: Veton Sylaj, Migjen Shala, Gezim Statovci dhe Avni Kuçi. Fanol Shala thyen rekord botëror