Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Paradoks: Njerëzit që shikojnë më shumë porno janë më besimtarë

NULL NULL
16.05.2016 22:01

Shikimi i filmave pornografikë nuk është diçka e keqe, sipas një studimi të fundit.

Ky studim ka gjetur se të shikuarit pornografi më shumë se një herë në javë i bën njerëzit të luten më shpesh, sesa ata që shumë rrallë shikojnë filma të nxehtë, shkruan The Independent, përcjell Klan Kosova.

Sipas këtij studimi, kjo mund të ndodhë për shkakun se njerëzit që shikojnë më shumë filma për të rritur ndjehen edhe më shumë fajtorë, andaj duan ta kompensojnë me lutje dhe devotshmëri ndaj zotit.

“Ata që kanë shikuar porno në terme të rregullta del të jenë më fetarë në kuptimin që lutën më shumë dhe më rregullisht dhe marrin pjesë më shpesh në rituale fetare se sa ata që shikojnë më pak, ose nuk shikojnë fare filma plus 18”, thotë doktor Samuel Perry për The Independent.

“Veçanërisht, ata që kanë shikuar shumë pornografi në vitin 2006 intensitetin e lutjeve dhe pjesëmarrjes në veprimtari fetare e kanë shtuar në vitin 2012”, thuhet në studim, krahasuar me ata që nuk kanë shikuar porno.

Ky rezultat duket shumë befasues kur dihet se është pikërisht feja ajo që e ndalon rreptësisht shikimin e filmave të tillë.

Studimi në fakt bie ndesh edhe me studimet e më parshme të kësaj fushe, ku në anketat e realizuar me njerëz, ata që thoshin se janë më fetarë rezultonin se shikonin më pak filma për të rritur.

klankosova.tv

 

lajme të ngjashme