Panairi i Turizmit, synim për punësim sa më të lehtë të të rinjëve NULL NULL 21.04.2016 12:14 21.04.2016 12:14 Sot u bë hapja e Panairit Ndërkombëtar të Edukimit, së bashku me Panairin e Turizmit, Hotelierisë dhe Gastronomisë “Travel Fair 2016”. Në hapjen e këtij Panairi Ndërkombëtar, u pa i pranishëm Ministri i Arsimit, Arsim Bajrami i cili tha se kemi bërë lidhjen e këtyre panaireve si shkak që studentët kosovarë të mësohen të lidhen me bizneset, njofton Klan Kosova. Bajrami tha gjithashtu se Qeveria e Kosovës, ka synim që të koordinoi arsimimin me bizneset që të ofrohet punësim sa më i lehtë. Në këtë ceremoni, u pa edhe Hykmete Bajrami, ministre e Tregtisë dhe Industrisë, e cila e përshëndeti hapjen e panairit duke shpresuar që dicka e tillë do të sjellë sukses për kontratat e reja në lidhje me punësimin e të rinjve. Në hapjen e këtij panairi, pjesëmarrës ishin edhe Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, Ambasadori i Malit të Zi, Radovan Miljaniq si dhe Kryetari i Ulqinit, Nazif Cungu. Këta të fundit duke përshëndetur të gjithë të pranishmit gjatë ceremonisë thanë se shpresojnë që turizmi nuk do të zhvillohet vetëm në bregdetet e tyre vendase, por presin që të ketë zhvillime edhe në turizmin pyjor të Kosovës, që sipas tyre nuk do të ketë vetëm turizëm bregdetar por edhe turizëm malor, njofton Klan Kosova.