Pamjet e tentim grabitjes në bankën e Tiranës, i riu përdori armë lodër (VIDEO) NULL NULL 12.06.2026 11:59 12.06.2026 11:59 Policia e Shqipërisë ka publikuar pamjet e një ngjarjeje të ndodhur në zonën e Shkozës në Tiranë, ku një i ri ka tentuar të kryejë një grabitje në një bankë. Sipas njoftimit të policisë, 23 vjeç është arrestuar, ndërsa dyshohet se ka hyrë në ambientet e bankës dhe ka tentuar të marrë një shumë parash nën kërcënimin e një arme e cila më vonë është mësuar se ishte lodër. Menjëherë pas marrjes së njoftimit për tentativën e grabitjes, shërbimet e Komisariatit të Policisë kanë organizuar operacionin dhe kanë ndërhyrë në kohë rekord për neutralizimin e situatës, transmeton Klankosova.tv. Gjatë kontrollit të zonës përreth u sekuestrua, në cilësinë e provës materiale, sendi i përdorur prej tij gjatë ngjarjes. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, ndërsa vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje”, thuhet në njoftim