Pamjet e “diskotekës” në Maqedoninë e Veriut ku vdiqën 51 persona NULL NULL 16.03.2025 11:44 16.03.2025 11:44 Është publikuar fotografia e “diskotekës” që u dogj në Koçan të Maqedonisë së Veriut, ku vdiqën 51 persona. Alsat ka publikuar një fotografi ku shihet se ajo është bërë shkrumb e hi. Ministri i Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut, Arben Taravari tha se 118 persona janë shtruar në spitalet e Koçanit, Shtipi dhe Shkupit. Të gjitha kapacitetet janë vënë në funksion. Të gjithë pacientët janë shtruar në spitale dhe marrin trajtimin e duhur. Taravari nuk deshi të japë detaje lidhur me gjendjen shëndetësore të të lënduarve.