Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Pamje të rënda: Përleshje masive mes tifozëve të Tottenhamit dhe Manchester United (VIDEO)

NULL NULL
21.05.2025 11:43

Finalja e Europa League mes Tottenham Hotspur dhe Manchester United pritet të jetë mjaft e zjarrtë në stadiumin “San Mames” të Bilbaos në Spanjë.

Por, “beteja” duket se ka nisur disa orë para ndeshjes dhe atë atë jashtë stadiumit.

Tifozët e të dy klubeve janë përleshur masivisht në qytetin spanjoll Bilbao, njofton mediumi britanik “The Sun”, transmeton Klankosova.tv.

Mijëra tifozë u takuan në qytet dhe aty nisi gjithçka, duke shkëmbyer mes vete shqelma e grushte, por edhe duke e gjuajtur njëri-tjetrin edhe me objekte të forta.

Mbi 70 mijë tifozë të Man United dhe Tottenhamit kanë përfunduar në rrugët e Bilbaos në motin me diell, duke konsumuar me të madhe alkool.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.