Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Pamela Anderson e quan “hero” Julian Assange

NULL NULL
11.04.2019 22:34

Pamela Anderson, aktorja e “Baywatch”, ka akuzuar qeverinë britanike dhe ekuardoriane pas arrestimit të themeluesit të WikiLeaks, Julian Assange të enjten, duke e quajtur Donald Trump-in një “president toksik dhe frikacak”.

Anderson përmes disa postimeve në rrejtin social “Twitter” e ka quajtur Assasnge një “hero, raporton Reuters, transmeton Klan Kosova.

“Unë jam e shokuar”, ka thënë aktorja 51 vjeçare. “Si mund ta bëni këtë gjë Ekuador dhe ju Mbretëria e Bashkuar” ,ka thënë ajo duke shtuar se ata kanë nevojë për “devijim nga idiotësitë e Brexit”.

“Dhe SHBA? Ky President frikacak dhe toksik. Ti je egoist dhe mizor”, ka thënë Anderson.

Presidenti amerikan, Donald Trump,  më herët ka thënë se nuk kishte asnjë koment për arrestimin e bashkëthemeluesit të WikiLeaks, Julian Assange, i cili po përballet me mundësinë e ekstradimit në Shtetet e Bashkuara për botimin e informatave sekrete zyrtare.

 

lajme të ngjashme