Palestinezët ikin në Rafah, derisa betejat intensifikohen në Khan Younis (FOTO) NULL NULL 28.01.2024 16:39 28.01.2024 16:39 Palestinezët ikin në Rafah Mijëra palestinezë po ikin nga Khan Younis, derisa Izraeli sulmon qytetin jugor të Gazës. Shumica po udhëtojnë përgjatë rrugëve për në Rafah, afër kufirit me Egjiptin, shkruan Sky News, transmeton Klankosova.tv. Rreth 1.5 milionë njerëz janë grumbulluar në strehimore dhe kampe tendash në Rafah, por zona nuk është kursyer nga sulmet izraelite, pavarësisht një fluksi palestinezësh të zhvendosur atje.