Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Pakistani thotë se ka rrëzuar dy avionë luftarakë indianë dhe një dron

NULL NULL
07.05.2025 01:17

Zëdhënësi i ushtrisë pakistaneze, Ahmed Sharif, deklaroi se kanë rrëzuar të paktën dy avionë luftarakë indianë dhe një dron.

Sharif tha se forcat pakistaneze janë në terren, por refuzoi të specifikojë se ku, raporton BBC, transmeton Klan Kosova.

Ai shtoi se Pakistani ka të drejtë të mbrohet dhe se mbrojtja është aktualisht në proces.

Qeveria indiane tha se ka nisur një sulm ndaj nëntë vendeve në Pakistan dhe Kashmirin e administruar nga Pakistani.

Marrëdhëniet midis Indisë dhe Pakistanit janë përkeqësuar ndjeshëm pas një sulmi vdekjeprurës militant ndaj turistëve në Kashmir muajin e kaluar.

 

 

lajme të ngjashme