Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Pagesë për marrjen e dëftesave të shkollës, prindërit në Pejë ngritin shqetësimin (VIDEO)

NULL NULL
08.07.2026 07:58

Gazetari korrespodent i emisionit “Ora Shtatë”, Valdrin Daci, ka raportuar për një temë të ndjeshme që ka prekur Pejën, pasi ka të bëjë me buxhetin e familjeve.

Në Klan Kosova, Daci tha se këshilli i prindërve në shkollën “8 Marsi” në Pejë, ka nxjerrë vendim që ata duhet të paguajnë nga tetë euro, sipas tyre, me kushtëzimin që t’i marrin dëftesat e përfundimit të vitit nga klasa e 6-9, transmeton Klankosova.tv.

“Ata kanë paguar, por nuk kanë marrë asnjë vërtetim për lirim nga pagesa. Kjo ka bërë që ata t’i drejtohen mediave. Por, ata kanë treguar që edhe gjatë vitit shkollor kanë paguar dëme të caktuar”, u shpreh Daci në Klan Kosova.

Lidhur me këtë, Daci tha se ka dërguar pyetje në institucionin shkollor, për çka tha se nga shkolla deklaruan se vendimi është marrë nga përfaqësues.

lajme të ngjashme