Pagat e aktorëve do të rriten në janar të 2018-ës NULL NULL 27.10.2017 16:36 27.10.2017 16:36 Është arritur marrëveshja në mes Sindikatës së Teatrit Kombëtar dhe Ministrisë së Kulturës për rritjen e pagave të aktorëve, pas grevës së tyre disa ditëshe. Ministri i Kulturës, Kujtim Gashi ka thënë se pagat e aktorëve dhe të të gjithë krijuesve dhe performuesve do të rritën në janar të vitit 2018, njofton Klan Kosova. Aktorët para mediave lexuan marrëveshjen, ndërsa thanë se “në rast se Ministria nuk i përmbahet kësaj marrëveshjeje, ne do ta vazhdojmë grevën”. klankosova.tv