Pacolli: Turp, çka po ndodh në vend NULL NULL 30.11.2015 12:55 30.11.2015 12:55 CREATOR: gd-jpeg v1.0 (using IJG JPEG v62), quality = 100 Kreu i AKR-së Behgjet Pacolli me anë të një postimin në lllogarinë e tij në Facebook ka shprehru shqetësimin lidhur me ngjarjet e fundit në Kuvendin e Kosovës, si dhe për atë çka ngjau më 28 nëntor. “Një ditë që duhej të ishte një ditë feste për të gjithë. Jemi në prag të ardhjes së sekretarit amerikan i Shtetit, z. John Kerry, në Kosovë, dhe ajo që po ndodh në vendin tonë është një turp i madh i krijuar nga Qeveria por edhe nga Opozita, e cila po vazhdon me bllokadën e saj”. “Liderët politikë duhet të mendojnë seriozisht a janë duke vepruar në interes të popullit! Kosova është një vend i vogël me shumë probleme të tjera, nuk na duhet edhe kjo!” ka shkruar ai, transmeton Klan Kosova.