Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Pacolli pranon rezultatin – përgëzon kundërshtarin

NULL NULL
15.02.2021 10:19

Kryetari i Aleancës Kosova e re, Behgjet Pacolli ka pranuar rezultatin e zgjedhjeve të djeshme në Kosovë.

“Kur numërimi i votave po shkon drejt fundit, ne mund të konstatojmë se fituesi i zgjedhjeve është LVV. Në një demokraci, është e rëndësishme të pranosh rezultatin dhe të përgëzosh kundërshtarin”.

“Unë do të doja të falënderoja të gjithë qytetarët e vendit që vendosën edhe një herë një standard të lartë në këtë proces zgjedhor, pa ndonjë incident dhe me dalje të lartë. Pas certifikimit të rezultateve është e rëndësishme konstituimi i Kuvendit të ri dhe zgjedhja sa më parë e Qeverisë së re”, ka shkruar ai, transmeton Klan Kosova.

lajme të ngjashme