Pacientja me anoreksi që frymëzon shumë persona NULL NULL 29.08.2015 17:45 29.08.2015 17:45 Amalie Lee, është një vajzë 20 vjeçare studente në Universitetin e Londrës. Ajo ishte diagnostifikuar me anoreksi në vitin 2012. Për shkak të kequshqyerjes ajo u detyrua që të shtrohej në spital, trasnmeton Klan Kosova. Kështu që Lee, filloi që të dokumentoi procesin e rimëkëmbjes që prej vitit 2013 e tutje, duke postuar foto në llogarinë e saj zyrtare në Instagram. “Kam dokumentuar çdo gjë që prej fillimit, e ndonjëherë më duket shumë e çuditshme nëse kthejë kokën pas”. “Njerëzit kanë ndjekur profiling tim në Instagram sepse unë jam reale dhe e sinqertë”, u shpreh Lee. Ajo shpjegon se mjekët e kanë vlerësuar se fizikisht është në shumë mirë në pranverë të vitit 2014, mirëpo për të më e vështirë ka qenë rimëkëmbja mendore. “Unë fillova që ta edukojë vetëveten”. “Nuk mund të dorëzohesha kur e dija që ka edhe shumë ndjekës të mi në rrjet social që vuajnë nga ajo që kam vuajtur unë”. “Jam shumë krenare për ndryshimin tim fizik, dhe kënaqem shumë kur tregojë për progresin tim”, ka shkruar ajo në foton e fundit. Instagrami i saj ka më shumë se 58 mijë followers, dhe ka mijëra komente ku e falenderojnë që ndau historinë e saj me gjithë ata njerëz.