Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Paçarizi: Serbët sot po kërkojnë ndihmë nga Amerika, ne po fryhemi si gjela deti para Amerikës (VIDEO)

NULL NULL
13.02.2024 21:52
Rrahman Paçarizi
Opinionisti Rrahman Paçarizi, në Rubikon më 13 shkurt 2024.

Opinionisti Rrahman Paçarizi, tha se serbët po kërkojnë ndihmë nga Amerika, ndërsa kosovarët sipas tij po ‘fryhen si gjela deti’ para Amerikës.

“Kujt i kërkohet ndihma? Miqve! Atyre që ju kërkon ndihmë ata të konsiderojnë mik, dhe serbët sot po kërkojnë ndihmë nga Amerika, ne po fryhemi si gjela deri para Amerikës”, tha ai.

“Kjo është gjëja më e rëndë e cila ka mundur të na ndodh, tjerat janë konflikte – konfrontime të cilat nuk pres të ndodhin, por në raport me Amerikën nuk e di nëse ka diçka tjetër e cila mundët t’i ndodh Kosovës. Do të thotë i ke humbur amerikanët si miq, dhe po konfrontohesh me ta sepse ata as që pranojnë të konfrontohen me ty”, shtoi Paçarizi.

Ai tutje në emisionin Rubikon theksoi se nëse Kosova do ta humbiste Amerikën si partner dhe mik, kjo do të thoshte ta humbiste shtetin e vet.

lajme të ngjashme