Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Pa ferexhe, kundër ligjit që detyron gratë të mbulohen

NULL NULL
30.10.2015 11:37

Sadaf Taherian është një aktore iraniane, që në shenjë proteste ndaj ligjit të Iranit që detyron gratë të mbulohen, ajo e largoi ferexhen dhe postoi fotografitë pa të në Instagram.

Për më tepër, ajo ka folur rreth ngacmimeve seksuale që ndodhin prapa setit të xhirimit të filmave, transmeton Klan Kosova.

Sipas medieve iraniane, sapo Sadaf ka postuar këto fotografi autoritetet e kanë dënuar veprimin e saj, kështu që ia kanë bërë “photoshop” një shami në fotografitë e saj.

E reagimi i publikut ka qenë i dyanshëm.

Që kur ka larguar shaminë ajo ka marrë sharje por njëkohësisht edhe lëvdata nga përdorues të internetit.

“Isha e shqetësuar dhe nervoze se si do t’i pranonin njerëzit fotografitë e mija”

“Nuk e prisja që njerëzit e Iranit të më fyenin kaq shumë”.
“Unë nuk mund të i’u përgjigjem atyre me të njëjtën monedhë, por gjithë çfarë mund të i’u them është që më vjen keq për reagimin e tyre”, është shprehur Taherian.

Ajo tregon më pas që sa vënia e shamis do të duhej të bëhej në bazë të vullnetit, e jo detyrimit që i’u bëhet gruas.

“Dëshirojë që të jetëojë në një vend që më bën të lumtur”.

“Kur e kam vënë shaminë e kam bërë vetëm për shkak të pasionit ndaj karrierës time”.

“Por, askush nuk e ka ditur se si jam ndier unë me të”.

“Isha e detyruar që të paraqitesha në atë mënyrë për shkak të ligjeve të shtetit tonë”.

Ajo gjithashtu tregoi se si regjisorët i shtynin vajzat që të kishin një lidhje me ta, nëse dëshironin të aktronin në filmat e tyre.

“Më shqetëson shumë se kur je duke aktruar regjisori të shikon në të gjitha mënyrat përpos në mënyrën se si aktron”.

“Ai priste që të mbaronte skena e të më pëshpëriste në vesh prapë”.

Tani Sadaf është zhvendosur në Dubai dhe ka në plan që të zhvillojë karrierën atje.

Për të gjitha që ka bërë e që në vendin e saj cilësohen si “krim” ajo nuk pendohet, por as nuk frikësohet.

aktorja2

aktroja3

lajme të ngjashme