Veteranët: 13 vjet më parë u vulos e vërteta për Haradinajn, drejtësia do të vijë edhe për ish-krerët e UÇK NULL NULL 29.11.2025 14:18 29.11.2025 14:18 Organizata e Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka kujtuar përvjetorin e shpalljes së pafajësisë së Ramush Haradinajt nga Gjykata e Hagës, duke e cilësuar si një fitore historike për UÇK-në dhe drejtësinë e luftës çlirimtare. Në një postim të bërë sot në Facebook, OVL e UÇK-së tha se 13 vjet më parë u vulos e vërteta që është ditur gjithmonë, se lufta e UÇK-së ka qenë e drejtë, çlirimtare dhe e pastër, raporton Klankosova.tv. Sipas organizatës, vendimi për Haradinajn nuk përfaqësonte vetëm drejtësi për një komandant, por për gjithë luftën e UÇK-së. “Para 13 viteve, Ushtria Çlirimtare e Kosovës arriti një fitore historike përballë Serbisë dhe akuzave të saj të pabaza. Në Hagë u vulos e vërteta që ne e kemi ditur gjithmonë, lufta jonë ka qenë e drejtë, çlirimtare dhe e pastër. Vendimi i pafajësisë për Ramush Haradinajn nuk ishte vetëm një drejtësi për një komandant, por një drejtësi për gjithë luftën e UÇK-së. Ishte dëshmi se edhe kur përballemi me gjykime politike, e vërteta e luftës sonë del fituese”, shkroi Organizata e Veteranëve. OVL e UÇK-së ka shprehur besim se pafajësia do të konfirmohet edhe për ish-krerët e tjerë të UÇK-së që po përballen me drejtësinë në Hagë. “Sot, si atëherë, OVL UÇK qëndron me të njëjtin besim të palëkundur, derisa drejtësia të konfirmojë pafajësinë e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit, Jakup Krasniqit, Salih Mustafës, Pjetër Shalës, Fadil Fazliut, Isni Kilajt dhe Bashkim Smakajt. Ashtu siç u provua e drejta për komandantët e tjerë, edhe për ta do të vijë dita e bardhë, sepse lufta e UÇK-së nuk është njollosur kurrë, as në fushëbetejë, as në gjykatë”, thuhet në reagim. /Klankosova.tv Haradinaj kujton momentin kur u shpall i pafajshëm në Hagë: Ishte fitore për gjithë luftën çlirimtare