Oso Bujupaj, 10-vjeçari që befason me aftësitë në tenis (VIDEO) NULL NULL 22.03.2026 09:51 22.03.2026 09:51 Sot në emisionin “Weekend” në Klan Kosova, i ftuar ishte 10-vjeçari Oso Bujupaj, një talent i ri në tenis. I apasionuar pas këtij sporti që në fëmijëri të hershme, ai ka arritur të zhvillojë aftësitë e tij përmes përkushtimit dhe ushtrimeve të vazhdueshme. Sipas tij, tenisi është sporti që e tërheq më së shumti dhe që e ushtron me shumë dëshirë. Ai ka nisur të merret me këtë aktivitet që në moshë të vogël dhe që atëherë nuk është ndalur. “Sporti im i preferuar është tenisi. E dua shumë. Pasioni ka filluar prej moshës rreth 5-vjeçare. Qe rreth 6 vjet jam duke luajtur tenis pa ndalur”, ka thënë Oso./Klankosova.tv