Osmani uron Gashin: Shqiptarët në Maqedoni, kontribuues kyç për perspektivën evropiane të saj NULL NULL 28.05.2024 21:58 28.05.2024 21:58 Presidentja Vjosa Osmani dhe Afrim Gashi, kryetari i zgjedhur i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut. Foto: Presidenca e Kosovës Presidentja Vjosa Osmani e ka uruar kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, për zgjedhjen në këtë pozitë. Në urimin e saj, Osmani thotë shqiptarët e Maqedonisë së Veriut kanë luajtur rol kyç në shtetformimin dhe shtetndërtimin e vendit “ndërkaq sot janë kontribuues kyç për perspektivën evropiane të saj”. “Shtetet tona gëzojnë marrëdhënie të shkëlqyera fqinjësore, të bazuara në respekt të ndërsjellë, miqësi e bashkëpunim. I uroj Kryetarit Gashi shumë suksese në këtë pozitë të rëndësishme”, tha Osmani. Urime Kryetarit të sapozgjedhur të Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, z. Afrim Gashi. Shqiptarët e Maqedonisë së Veriut kanë luajtur rol kyç në shtetformimin dhe shtetndërtimin e Maqedonisë së Veriut ndërkaq sot janë kontribuues kyç për perspektivën evropiane të saj. Shtetet… pic.twitter.com/WPNlyK67Fk — Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) May 28, 2024 Afrim Gashi është zgjedhur sot kryetar i Kuvendi të Maqedonisë së Veriut. Ai u zgjodh me 76 vota pro dhe gjashtë kundër dhe asnjë abstenim. Gashi është pjesë e koalicionit VLEN. /Klankosova.tv