Osmani takohet me kongresistë amerikanë: Mbështetja e tyre, rol kyç në shkrimin e historisë së Kosovës së lirë NULL NULL 15.02.2025 10:50 15.02.2025 10:50 Vjosa Osmani Presidentja Vjosa Osmani, në Konferencën e Sigurisë në Mynih, u takua me delegacionin e kongresistëve amerikanë. Ajo këtë takim e quajti jashtëzakonisht të përzemërt dhe të rëndësishëm, transmeton Klankosova.tv. E para e vendit shtoi se mbështetja e Kongresit Amerikan ka luajtur një rol kyç në shkrimin e historisë së Kosovës së lirë, të pavarur dhe sovrane. “Mbështetja e Kongresit Amerikan ka luajtur një rol kyç në shkrimin e historisë së Kosovës së lirë, të pavarur dhe sovrane. Kjo mbështetje vazhdon edhe sot, ndërsa punojmë së bashku për të adresuar sfidat e përbashkëta dhe për të hapur kapituj të rinj bashkëpunimi që thellojnë dhe fuqizojnë më tej aleancën tonë historike”, ka shkruar Osmani në Facebook. /klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Kurti bën homazhe tek varri i Selim Berishës: E kam njohur personalisht vinte në zyrën e Demaçit 20/03/2025