Osmani takohet me ambasadorin e Turqisë, dakordohen për thellim të bashkëpunimit NULL NULL 20.01.2025 11:26 20.01.2025 11:26 Presidentja Vjosa Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim ambasadorin e Turqisë në Kosovë, Sabri Tunç Angili. Presidentja Vjosa Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim ambasadorin e Turqisë në Kosovë, Sabri Tunç Angili. Sipas njoftimit të Presidencës, ata diskutuan për zhvillimet e fundit politike në vend si dhe thellimin e mëtejmë të raporteve bilaterale me Turqinë, transmeton Klankosova.tv. “Gjatë takimit, Presidentja Osmani vlerësoi mbështetjen e vazhdueshme të Turqisë dhe marrëdhëniet miqësore ndërmjet dy shteteve, duke potencuar se Turqia mbetet partnere strategjike dhe mbështetëse e fuqishme e Kosovës”, thuhet tutje në njoftim. “Presidentja Osmani shtroi nevojën e vazhdimit të mbështetjes turke ndaj Kosovës për anëtarësim në organizatat ndërkombëtare, njohje të mëtejmë dhe vazhdimin e thellimit të bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes”. Bashkëbiseduesit u dakorduan për thellimin e bashkëpunimit dhe avancimin e interesave të përbashkëta të të dyja shteteve, duke përforcuar lidhjet miqësore dhe bashkëpunimin afatgjatë.