Osmani: Sot e nderova kujtimin për viktimat e sulmit terrorist të 11 shtatorit 2001 NULL NULL 25.09.2022 19:28 25.09.2022 19:28 Presidentja Vjosa Osmani ka thënë se sot e ka nderuar kujtimin për viktimat e sulmit terrorist të 11 shtatorit 2001 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. “Jemi në krah të popullit amerikan, sikurse çdo herë dhe partnerë të vendosur kundër terrorizmit dhe çfarëdo forme që cenon lirinë e të tjerëve. Amerika është personifikim i lirisë, ndaj në mbrojtje të saj jemi gjithnjë bashkë!”. Ajo ka përmendur edhe Mon Gjonbalajn, njërin nga shqiptarët që ka vdekur si pasojë e sulmit. “Shkallët e mbijetesës, druri i vetëm i mbijetuar, fotografi të të zhdukurve, një automjet zjarrfikësish përbëjnë një pjesë të ekspozitës së tmerrit nga sulmet e 11 shtatorit 2001. E kaluara gërshetohet me të tashmen, dhimbja me krenarinë, kujtesa me të sotmen, jonjerëzorja me njerëzoren”. “Mbi të gjitha, flamuri amerikan kudo si shenjë e mbijetesës se Amerika dhe bota civilizuese nuk zmbrapsen para qëllimeve dashakeqe të forcave të errëta, të cilat janë kundër lirisë. Rrëfimi i të birit të një zjarrfikësi amerikan, rrëqethës e frymëzues, njëkohësisht. Ata që janë reaguesit e parë, të parët e panë tmerrin, të parët e ndjenë dhimbjen e disa nga ta u bën pjesë e dhimbjes”. “Jetë njerëzish u shuan nga sulmi terrorist, në mesin e të cilëve edhe tre shqiptarë. Mon Gjonbalaj nuk arriti ta gëzoj pensionimin. Të njëjtën ditë në vend të pensionit fitoi përjetësinë”.