Osmani publikon fotografi të nënës e cila është në vijë të parë të frontit me pandeminë NULL NULL 18.08.2020 11:55 18.08.2020 11:55 Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka publikuar sot një fotografi të nënës së saj, e cila me profesion është infermiere. Osmani nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook ka shkruar se nëna e saj, 63 vjeçare është në vijën e frontit në luftën për shëndetin tonë, njofton Klan Kosova Postimi i plotë: Mami, 63 vjeqare, në vijën e frontit në luftë për shëndetin tonë, bashkë me mijëra infermierë, mjekë e punonjës shëndetësor të cilët rrezikojnë veten për ne. Mbani maskat, distancën e higjienën që të shpëtoni jetë. Në këtë betejë, duhet të jemi bashkë me punonjësit shëndetësor e t’i ndihmojmë ata e gjithë shoqërinë tonë të dalim fitimtarë.