Osmani takon policët që u kidnapuan në veri: Qytetarët dhe institucionet e njohin përkushtimin tuaj NULL NULL 05.07.2023 17:47 05.07.2023 17:47 Osmani me tre policet Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka pritur në takim tre policët e Kosovës të cilët u kidnapuan nga Policia e Serbisë muajin e kaluar. Osmani, policëve Beqir Sefa, Rifat Zeka e Shemë Mustafa u ka uruar mirëseardhje dhe i ka falënderuar për angazhimin e vazhdueshëm për një mjedis të sigurt dhe të qetë. “Policia e Kosovës është institucioni kyç për integritetin territorial dhe sovranitetin e vendit. Institucionet dhe qytetarët e Kosovës e njohim përkushtimin dhe sakrificën tuaj, por edhe të të gjitha grave dhe burrave në uniformë policore, të cilët e mbrojnë Republikën në çdo cep”, është shprehur Osmani, transmeton Klankosova.tv. Ndërsa, tre policët e kanë falënderuar Osmanin për pritjen, teksa shprehen përkushtimin e tyre për vazhdimin e angazhimit të tyre në funksion të sigurimit të një mjedisi paqësor dhe tërësisë territoriale të vendit. Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber. BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS.