Osmani: Përgjithmonë me ju, Dardanë NULL NULL 31.03.2026 23:56 31.03.2026 23:56 Presidentja Vjosa Osmani, edhe përkundër humbjes së Kosovës ndaj Turqisë, është shprehur e lumtur me performancën e Dardanëve. “Më afër Botërorit se kurrë, por me sukses që mbetet i gdhendur në faqet e historisë gjithsesi”. “Ajo që na dhanë sonte është më e madhe se një fitore: na dhanë krenari dhe emocion pa fund, por mbi të gjitha, bashkuan një komb të tërë, në Kosovë, Shqipëri e kudo që ka shqiptarë!” “Sonte zemrat tona rrahën si një. Përgjithmonë me ju Dardanë”, shkroi Osmani.