Osmani për vizitë në Shqipëri më 4 dhe 5 shtator, publikohet agjenda NULL NULL 02.09.2023 09:27 02.09.2023 09:27 Presidenti i Republikës, Bajram Begaj do të presë me ftesë të tij në Tiranë, në një vizitë shtetërore në datat 4-5 shtator 2023 Presidenten e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani. Osmani do të pritet me një ceremoni shtetërore në ambientet e Presidencës së Shqipërisë, derisa lidhur me këtë vizitë është publikuar agjenda e plotë: 10:00 – Ceremonia Zyrtare e Mirëseardhjes në Institucionin e Presidentit të Republikës së Shqipërisë. Vijohet me takimin mes dy Presidentëve dhe më pas takimin e zgjeruar mes delegacioneve. 11:40 – 12:05 Konferencë për shtyp e dy presidentëve. Përgjatë qëndrimit në Shqipëri, Presidentja Osmani ka parashikuar edhe takime të tjera të nivelit të lartë. Kjo është vizita e parë e Presidentes së Kosovës që nga koha kur kreu i shtetit Bajram Begaj mori detyrën./Euronews.al/