Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Osmani për vdekjen e Rexhep Ferrit: Krijimet e tij, testament për ne dhe brezat pas nesh

NULL NULL
06.06.2024 11:15
Akademiku, Rexhep Ferri
Akademiku, Rexhep Ferri

Presidentja Vjosa Osmani ka ngushëlluar familjen, miqtë, Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Kosovës, si dhe komunitetin kulturor për ndarjen nga jeta të akademikut, Rexhep Ferrit.

Osmani tha se Ferri i takon brezit të artë të piktorëve të Kosovës, ndaj emri i tij do të mbetet i skalitur përherë në kujtesë nëpërmjet krijimeve të tij artistike të larmishme, të cilat do të mbeten testament për ne dhe brezat pas nesh, njofton Klankosova.tv.

“Kosova sot humbi akademikun, piktorin, poetin, prozatorin e eseistin Rexhep Ferri. Mjeshtëria e tij krijuese ka gërshetuar mrekullisht pikturën me letërsinë, të cilave nuk iu nda gjatë gjithë jetës”, shkroi e para e vendit në Facebook.

“Akademik Ferri i takon brezit të artë të piktorëve të Kosovës, ndaj emri i tij do të mbetet i skalitur përherë në kujtesën tonë nëpërmjet krijimeve të tij artistike të larmishme, të cilat do të mbeten testament për ne dhe brezat pas nesh”.

“Ju përcjell ngushëllimet e mia më të sinqerta familjes, miqve, Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, si dhe komunitetit kulturor! I përhershëm qoftë kujtimi për akademik Rexhep Ferrin!”.

 

lajme të ngjashme