Osmani në OKB: Vasfije Krasniqi, fytyra e luftës (VIDEO) NULL NULL nga Flamur Gajtani 19.10.2023 21:01 nga Flamur Gajtani 19.10.2023 21:01 Për dhunimet seksuale të Serbisë në Kosovë, dëgjoi edhe Organizata e Kombeve të Bashkuara. Ato i rrëfeu në Këshillin e Sigurimit hiç më pak se Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila përmendi rastin e një 9-vjeçareje e cila u dhunua nga serbët gjatë luftës në Kosovë, raporton Klan Kosova. Për Osmanin është detyrë morale për të çrrënjosur këtë praktikë të neveritshme. Në këtë kontekst nuk mbeti pa u përmendur edhe heroina Vasfije Krasniqi Godman, që ishte e para grua që foli publikisht se ishte viktimë e dhunës para më shumë se dy dekadash. Vendosmëria e saj bëri që për rastin e saj të dëgjojë e gjithë bota. Ky diskutim u zhvillua me ftesë të Shqipërisë si kryesuese e takimit të Këshillit të Sigurimit në OKB, si tryeza më e lartë vendimmarrëse në botë.