Osmani i AKI-së e uron Mexhitin e VLEN-it për fitoren në Çair NULL NULL 19.10.2025 22:19 19.10.2025 22:19 Bujar Osmani Kandidati i Aleancës Kombëtare për Integrim për komunën e Çairit, Bujar Osmani, ia ka uruar fitoren kundër-kanditatit të tij, Izet Mexhiti nga VLEN-i. Osmani tha se edhe pse fushata nuk ishte as e drejt e as e ligjshme në çdo aspekt, megjithatë fjala e fundit u takon qytetarëve dhe se u shpreh se beson që ndershmëria dhe vlerat kanë kuptim vetëm kur i ruan edhe në situata si kjo. “Urime kundërkandidatit tim dhe të gjithë koalicionit që qëndroi pas tij, ata janë fituesit e zgjedhjeve në Çair dhe u uroj sukses në drejtimin e komunës gjatë katër viteve të ardhshme”. “Në fund, dua të falënderoj familjen time, ata e mbajtën barrën më të madhe të angazhimit tim politik, por nga aty mora edhe përkrahjen e fortë. Për hapat e ardhshëm politik, ditëve në vijim”, shkroi Osmani, transmeton klankosova.tv. Ai foli edhe për ditën zgjedhore të sotme, të cilën e cilësoi si të suksesshme dhe pa vërejtje të mëdha, teksa shprehu mirënjohje për të gjithë bashkëpunëtorët gjatë fushatës.