Osmani: FSK, krenaria jonë, mburoja e atdheut, fuqia që garanton lirinë (VIDEO) NULL NULL 16.01.2026 18:36 16.01.2026 18:36 Foto nga arkivi “E fortë. Profesionale. Aleate e besueshme. E pathyeshme. Forca e Sigurisë së Kosovës, krenaria jonë, mburoja e atdheut, fuqia që garanton lirinë”. Kështu shprehet presidentja Vjosa Osmani, në një video të publikuar ku tregon të arriturat e FSK-së. Në këtë video, e para e shtetit përmend edhe kontributet që aleatët e Kosovës kanë dhënë në ndërtimin e kësaj force. “FSK ka treguar se është krenaria e shtetit, e gatshme kurdoherë për të mbrojtur sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës. FSK po marshon fuqishëm përpara në procesin e zhvillimit dhe avancimit si forcë moderne e mirëpajisur dhe e mirëtrajnuar”, tha Osmani. Ajo përmendi edhe gruan e parë që ka mbërritur gradën Gjeneral Majore e FSK-së. “Sa më shumë gra në institucione të sigurisë, aq më shumë siguri për të gjithë qytetarët tanë, pa dallim”, u shpreh ajo. Ndër të tjera, presidentja ka folur edhe kontributin e ShBA-së dhe shteteve tjera aleate për çlirimin dhe lirinë e Kosovës. “Dhe në orët më të errëta, Amerika qëndroi me ne. Ishin ushtarët amerikanë, përkrah aleatëve tanë të NATO-s, që erdhën në Kosovë dhe e shndërruan dëshpërimin në shpresë, frikën në siguri dhe pushtimin në liri”. “Dhe kjo është trashëgimia e ushtarit amerikan për vendin tonë. Kjo është trashëgimia e ShBA-së, një dritë shprese dhe lirie në kohërat më të errëta”, u shpreh e para e shtetit. Ajo tha se pavarësisht se sa kompleks është rrugëtimi, “ne nuk do të heqim asnjëherë dorë nga rruga jonë drejt BE-së dhe NATO-s dhe organizatave tjera ndërkombëtare. NATO është fati ynë”. “Zoti e bekoftë ushtrinë tonë, Zoti e bekoftë Republikën e Kosovës”, përfundoi presidentja Osmani. /Klankosova.tv