Osmani falënderon deputetët evropianë për mbështetjen e Kosovës NULL NULL 30.04.2024 08:23 30.04.2024 08:23 Salla e Parlamentit Evropian Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, i ka falënderuar deputetët e Parlamentit Evropianë për mbështetjen. Ajo e falënderoi edhe presidenten e PE-së, Roberta Metsolën, që ngriti zërin për popullin e Kosovës. “Kosova ishte e bekuar që kishte miq, aleatë, avokatë të panumërt eurodeputetë që na qëndruan pranë në Parlamentin Evropian. Ata vazhdimisht mbështetën vendosmërinë tonë të qartë ndaj BE-së, përkrahën me këmbëngulje procesin e liberalizimit të vizave dhe ishin kampionë të vërtetë të popullit tonë”, ka theksoi Osmani. “Për presidenten Roberta Metsola dhe të gjithë euro-deputetët që ngritën zërin për popullin e Kosovës, faleminderit! Ne do të vazhdojmë të qëndrojmë në këtë rrugë, të papenguar. Kosova në BE”, theksoi ajo. Kjo legjislaturë e Parlamentit Evropian e ka përfunduar mandatin. Qytetarët e vendeve të Bashkimit Evropianë, do t’i drejtohen kutive të votimit. Procesi zgjedhor do të mbahet nga 6 deri më 9 qershor, ku ata do t’i zgjedhin përfaqësuesit e tyre.