Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Osmani: Kurti ka kërkuar sërish takim, detyrimi im është të bëj çmos të evitohen zgjedhjet

NULL NULL
31.10.2025 14:44

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, po deklarohet pas takimit me liderët partiakë, afër një javë pasi Kuvendi i Kosovës nuk e votoi kabinetin qeveritar të prezantuar nga mandatari Albin Kurti.

Pasi krerët e PDK-së, LDK-së dhe AAK-së, të cilët iu drejtuan mediave paraprakisht, kërkuan zgjedhjeve të reja, pasi sipas tyre nuk ka shumicë parlamentare, por Osmani tha se e ka detyrim të bëjë çmos që të evitohen zgjedhjet, transmeton Klankosova.tv

“Fat i keq për Kosovën, që partitë politike nuk kanë arritur të konsolidojnë të gjitha institucionet, përfshirë Qeverinë. Bashkë me kohën, kemi humbur shumë mundësi për vendin tonë. Aktgjykimet  Kushtetueses thonë që presidentja duhet të bëjë çmos t’i evitojë zgjedhjet. Detyrimi i presidentes ësjtë që të bëjë çmos t’i evitojë zgjedhjet. Do të iu lusim për pak durim edhe pak ditë, derisa të sqarohen të gjitha rrethanat për caktimin e mandatarit të dytë”.

Osmani bëri të ditur se lideri i LVV-së, Albin Kurti, i ka kërkuar që të takohen sërish para 5 nëntorit.

“Kurti ka kërkuar që të më takoj edhe njëherë para se të skadojë afati 10-ditor. Nëse do të vijnë me propozim apo jo është çështje e tyre”, tha ajo./Klankosova.tv

“Kishte qëndrime të ndryshme”, Osmani: Kushdo që ka gatishmëri të takohemi sërish, do t’i pres!

lajme të ngjashme