Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Oscars në mbështetje të popullit të Ukrainës

NULL NULL
28.03.2022 08:08

Në ceremoninë e ndarjes së çmimeve “Oscars 2022” u tregua mbështetje për popullin e Ukrainës.

Në ekranin e skenës u shfaq një shkrim ku kërkohej një minutë heshtje në mbështetje të këtij shteti.

“Ne do të dëshironim të kishim një moment heshtjeje për të treguar mbështetjen tonë për popullin e Ukrainës që aktualisht përballet me pushtimin, konfliktin dhe paragjykimin brenda kufijve të tyre. Ndërsa filmi është një rrugë e rëndësishme për ne për të shprehur humanizmin tonë në kohë konflikti, realiteti është se miliona familje në Ukrainë kanë nevojë për ushqim, kujdes mjekësor, ujë të pastër dhe shërbime emergjente. Ne ju kërkojmë të mbështesni Ukrainën në çdo mënyrë që të mundeni #standëithukraine”, shkruhej në ekranin gjigant të akademisë.

Ndërkaq disa yje të filmit e shfaqën solidarizimin me ukrainasit edhe përmes veshjes së tyre.

lajme të ngjashme