Oscar 2016: Kush do fitojë, e kush do duhej të fitonte? NULL NULL 16.02.2016 11:55 16.02.2016 11:55 Skandali! Ofendimi! Turpi! Shndërrimi i mbrëmjes së çmimeve Oscar në “diçka të bardhë”, do të thotë se Akademia do të shtrojë “tepihun e turpit” me 28 shkurt, shkruan revista amerikane Rolling Stones, transmeton Klan Kosova. Si mund të ishte ndryshe kur njerëzit janë aq të zemëruar me faktin e asnjë krijues me ngjyrë nuk është nominuar për njërën nga kategoritë e Akademisë së Filmit. E njëjta gjë ka ndodhur edhe gjatë vitit të kaluar, kur votuesit e akademisë së filmit nuk nominuan askënd nga producentët e aktorët me ngjyrë. Por kësaj radhe është diçka më personale. Spike Lee, Will Smidh dhe gruaja e tij Jada, janë në mesin e artistëve që kërkuan bojkot për Oscar’in e sivjetmë. Presidentja e akademisë Cheryl Boone Isaacs, ka deklaruar se brenda anëtarësisë së Akademisë së Filmit, do të ketë reforma për të ndryshuar përbërjen e njerëzve, për shkak se sipas saj “shumica janë ca pleq të bardhë”. Në ndërkohë, kjo Rolling Stones ka dhënë vlerësimet për filmat që janë nominuar, për filmat e aktorët që do të duhej të fitonin, e për ata që do të fitojnë. Filmi më i mirë (çmimi kryesor i Akademisë) Të nominuar janë filmat: The Big Short Bridge of Spies Brooklyn Mad Max: Fury Road The Martian The Revenant Room Spotligt Akademia e filmit do të duhej të nominonte 10 filma për çmimin “filmi më i mirë”, mirëpo nominoi vetëm 8-të duke lënë jashtë filmat e realizuar nga njerëzit me ngjyrë: Straight Outta Compton dhe The Diary of a Teenage Girl, me regji të Marielle Heller, e cila është një grua me ngjyrë. Sipas “Rolling Stones”, më poshtë listohen filmat e aktorët që do të duhej të fitonin, por që nuk do të fitojnë, edhe emrat e atyre që do të fitojnë: Për filmin më të mirë: Do të duhej të fitonte: Spotlight Filmi i Tom McCarthy’t trajton një temë shumë të rëndësishme (skandalin që gazeta fituese e çmimit Pulitzer “Boston Globe” e ka bërë publik. Fjala është për skandalin e Kishës Katolike me priftërinj, që për vite të tëra ka mbuluar abuzimet e tyre me fëmijë (pedofilinë)). Filmi “Spotlight”, është i realizuar me precizitet dhe lë anash klishetë e Hollywood-it dhe është filmi më ikonik që është bërë për gazetarinë që nga filmi “All the President’s Men”. Do të fitojë: The Revenant Çmimi Oscar zakonisht i jepet filmit që ka më së shumti nominime. The Revenant ka 12; Mad Max: Fury Road ka 10-të. Aktori më i mirë: Nominimet: Bryan Cranston, Trumbo Matt Damon, The Martian Leondardo DiCaprio, The Revenant Michael Fassbender, Steve Jobs Eddie Redmayne, The Danish Girl Do të duhej të fitonte: Fassbender Do duhej ta fitonte: Fassbender Performanca e tij është e mrekullueshme dhe me kalimin e kohës vlerësimi për interpretimin e tij vetëm sa do të rritet. Do ta fitojë: DiCaprio Ka ardhur koha e Leo’s. Katër nominime të mëhershme dhe asnjë fitore? Leo është mërdhirë për The Revenant. Le të shpresojmë se gjatë fjalimit do ta falënderojë ariun. Aktorja më e mirë: Të nominuara janë: Cate Blanchett, Carol Brie Larson, Room Jennifer Lawrence, Joy Charlotte Rampling, 45 Years Saoirse Ronan, Brooklyn A kishte me të vërtetë nevojë Jennifer Lawrence për një nominim të katërt që t’ia kalonte Meryl Streep me numrin e nominimeve nga akademia? Nëse Blanchett s’do të kishte fituar vitin e kaluar me “Blue Jasemine”, ajo to të merrte statujën e artë këtë vit. Do të duhej të fitonte: Ronan Ajo është vetëm 21 vjeçare, por bën mrekulli me rolin e një vajze irlandeze që ndeshet me një botë të re e të frikshme. Do të fitojë: Larson Suksesi i historisë së Larson në filmin “Room”, një nënë që përballet me gjithçka për ta ruajtur vetveten e të birin, është histori që u pëlqen votuesve të Oscar’it. Aktori më i mirë në rol dytësor: Të nominuar janë: Christian Bale, The Big Short Tom Hardy, The Revenant Mark Ruffalo, Spotlight Mark Rylance, Bridge of Spies Sylvester Stallone, Creed Do të duhej të fitonte: Rylance Si një spiun rus, i sjellë në një film triller nga Steven Spielberg, Rylance është një përzierje në mes finesës dhe zgjuarsisë. Do të fitojë: Stallone Nuk ka mundësi që ai të humb përsëri një Oscar. Në vitin 1976 ai ishte nominuar për aktorin më të mirë kur e kishte luajtur Rocky Balboa’n për herë të parë dhe nuk fitoi. S’do të ndodhë përsëri, ai do e marrë statujën. Aktorja më e mirë në rol dytësor: Nominimet janë: Jennifer Jason Leigh, The Hateful Eight Rooney Mara, Carol Rachel McAdams, Spotlight Alicia Vikander, The Danish Girl Kate Winslet, Steve Jobs Do të duhej të fitonte: Leigh Si e vetmja femër në tetëshen e neveritshme të Quentin Tarantino’s, ajo paraqet një performancë të jashtëzakonshme, një rol tipik dytësor me rebelim kundrejt abuzimit maskilist. Do të fitojë: Mara Ajo bën progres nga një vajzë e ndrojtur, në një femër të pavarur duke mësuar se ajo e vetme duhhet të vendosë se kë ta dashurojë. Mara e ka marrë çmimin si aktorja më e mirë në Festivalin e Filmit në Kanë, gjyqtarët e të cilit e kuptuan peshën e rolit të saj. Regjisori më i mirë: Lenny Abrahamson, Room Alejandro G. Iñárritu, The Revenant Tom McCarthy, Spotlight Adam McKay, The Big Short George Miller, Mad Max: Fury Road Do të duhej të fitonte: Miller Në të 70-tat e tij, Miller arriti që ta realizojë mrekullueshëm imagjinatën e tij, duke i dhënë rëndësi të madhe feminizmit. Do të fitojë: Iñárritu Vetëm dy herë në 88 vjet, një regjisor është nominuar dy herë radhazi për një film (rasti i fundit në vitin 1951). Duke e nderuar fituesin e filmit “Birdman”, akademia do të bëjë histori. Përgatiti: Klankosova.tv