Orkestra e Filharmonisë mban sonte koncert në Prizren NULL NULL 15.04.2025 12:17 15.04.2025 12:17 Koncerti i radhës i Filharmonisë së Kosovës do të jetë sonte në Prizren, aty ku Orkestra Frymore do të mbajë koncert në Autostrada Hangar. Nën dirigjimin e Dario Salvit dhe me pjesëmarrjen e violoçelistit virtuoz Konstantin Manaev, orkestra do të sjellë koncertin për violonçel dhe orkestër frymore nga kompozitori Friedrich Gulda. Po ashtu, orkestra do të interpretojë edhe vepra nga: Peter Josef von Lindpaintner (Uvertura “Joko”), Adolphe Adam (Uvertura “Mbreti i Yvetot-it”) dhe Ralph Vaughan Williams (Suitë me këngë popullore angleze). Koncerti fillon nga ora 19:30, në Autostrada Hangar, Prizren, transmeton Klankosova.tv.