Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Origjina e COVID-19 do të vazhdojë të hetohet

NULL NULL
30.05.2021 18:19

Teoria që shpërthimi i koronavirusit rrodhi nga një laborator kinez në Wuhan nuk është përjashtuar, sipas një eksperti shëndetësor të lidhur me OBSH-në.

Dr Dale Fisher, Kryetar i Rrjetit Global të Alarmit dhe Reagimit të Përhapjes, i cili koordinohet nga OBSH, tha se hetimet e OBSH-së për origjinën e virusit sapo kanë filluar.

“Teoria e rrjedhjeve nga laboratori nuk është në tryezë, ka më shumë hulumtime për të bërë.” tha ai duke folur për BBC Radio 4’s World.

Një vizitë hetimore nga ekspertët e OBSH-së në fillim të këtij viti, e cila ishte kontrolluar shumë nga autoritetet kineze, arriti në përfundimin se është jashtëzakonisht e pamundur që pandemia të fillonte me një incident laboratorik.

Mirëpo Fisher tha se kjo teori mbeti e paverifikuar përkundër një raporti, nga inteligjenca amerikane. Kjo e fundit pretendonte se tre anëtarë të stafit në laborator ishin sëmurë me COVID-19, në fillim të dhjetorit 2019.

“Ne besojmë se të gjithë punëtorëve të laboratorit u është bërë serologjia [testet] dhe të gjitha ato teste të antitrupave ishin negative dhe kjo ishte pjesë e arsyes pse rreziku u minimizua”, tha Fisher.

Ai shtoi se OBSH-ja mund t’i bëjë vetes një favor, duke përshkruar planet për hetime të mëtejshme, sepse njerëzit me të vërtetë nuk kanë dëgjuar asgjë që kur misioni i shkurtit është bërë dhe prandaj mendojnë është ndaluar së kërkuari origjina e koronavirusit, cila është e vërteta, ajo sapo ka filluar vërtet.

Ai gjithashtu sugjeroi që fshehtësia e Kinës për origjinën e virusit mund të nxitej nga frika e pretendimeve për kompensim.

“E vetmja mënyrë që në të vërtetë të mund të arrini në fund të kësaj, është vetëm të thoni ‘shiko se nuk ka ndëshkime, ne vetëm duhet ta zgjidhim këtë”, tha Fisher.

lajme të ngjashme