Orav viziton Prizrenin, e quan thesar NULL NULL 19.02.2025 17:50 19.02.2025 17:50 Aivo Orav Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav, ka vizituar Prizrenin sot, duke thënë se është i mahnitur nga sharmi i këtij qyteti. Në një postim në platformën X, ai ka përmendur disa prej monumenteve që i ka vizituar. “Xhamia e Sinan Pashës, Ura e Gurit, Shadervani dhe Kisha Ortodokse Serbe dhe të tjera, qëndrojnë si dëshmi e trashëgimisë së pasur kulturore, fetare dhe historike të qytetit”. Ndër tjera, ai theksoi se është krenar me mbështetjen dhe kontributin e BE-së për ruajtjen e Prizrenit, duke e quajtur si një thesar. /Klankosova.tv