Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Orav takon Sorensenin: I bindur se do të ndikojë në avancimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë

NULL NULL
01.02.2025 10:19

Aivo Orav, shefi i Zyrës të Bashkimit Evropian në Kosovë, është takuar me Peter Sorensen, i cili nga sot ka marr detyrën e emisarit në dialogun Kosovë – Serbi.

Në një postim në platformën X, Orav theksoi se e patën një takim të shkëlqyer.

“Jam i bindur se përvoja e tij e gjerë diplomatike do të ndihmojë në avancimin e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”.

“Ekipi im dhe unë do ta mbështesim plotësisht!”, ka thënë Orav.

Sorensen sot ka nisur detyrën e tij të emisarit të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, post të cilin deri dje e ka mbajtur për më shumë se katër vite, Miroslav Lajçak. /Klankosova.tv

lajme të ngjashme