“Ora e Pasdites”: Pianisti me autizëm mrekullon me performancën e tij (VIDEO) NULL NULL 11.04.2024 20:30 11.04.2024 20:30 Pianisti me autizëm, Uran Hamiti. Foto: Klankosova.tv Në emisionin “Ora e Pasdites”, këtë pasdite i ftuar ishte një djalë i veçantë i cili është mjeshtër i pianos, Uran Hamiti, dhe mësuesja e tij Aida Gjikolli. Aida gjatë intervistës, rrëfeu më shumë për rrugëtimin e tyre të suksesshëm muzikor. “Urani ka fillu të mësojë piano pak para se të regjistrohej në shkollë, kemi rastis me u taku dhe e kam pa dëshirën e madhe që e ka për pianon. Urani qysh në fillimet e para ka treguar interesim shumë të madh dhe e ka patur dëshirën shumë të madhe për ta mësuar instrumentin e pianos, me i zbulu të gjithë magjinë e tasteve, dhe që atëherë tash e katër vite është gjithmonë në skenat e shkollës së muzikës, në koncerte të ndryshme, evente të ndryshme, gara të ndryshme si nacionale ashtu dhe ndërkombëtare”, u shpreh Aida. Për të shikuar performancen e Uranit dhe intervistën e plotë, klikoni më poshtë: