Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

“Oppenheimer” kryeson me nominime për BAFTA

NULL NULL
18.01.2024 14:13

Filmi i regjisorit Christopher Nolan, Oppenheimer, ka marrë më së shumti nominime për Bafta, gjithsej 13.

Ndër të nominuarit nga ky film është edhe Cillian Murphy që luan rolin e fizikanit amerikan, J. Robert Oppenheimer, i njohur si babai i bombës atomike.

Ndërkaq, rivali i këtij filmi në arkat filmike, “Barbie”, i ka pranuar pesë nominime, shkruan BBC.

Po aq nominime sa “Barbie” ka marrë edhe filmi “Saltburn”.

Ndërkaq, “Elsewhere”, “Poor Things” kanë marrë nga 11 nominime, përderisa “Killers of the Flower Moon” dhe “The Zone of Interest” i kanë marrë nga nëntë.

lajme të ngjashme