Opinionistët thonë se “BBVK2 është dinamik” (VIDEO) NULL NULL 27.10.2023 21:29 27.10.2023 21:29 Opinionistët e Big Brother VIP Kosova 2 kanë folur për banorët e shtëpisë më të madhe në vend dhe veprimet e tyre. Bledi Mane ka thënë se ka zhvillime të ndryshme dhe intensive çdo ditë. “Po më pëlqen nuk kemi të njëjtat personazhe që bëjnë gjurmë, duket që gjithkush kërkon të jetë i spikatur, duket që gjithkush dëshiron të bëhet pjesë e rëndësishme e shtëpisë”. “Ka xhelozi më të madhe mes djemve se vajzave, ata po luftojnë fortë kush spikat, kush duhet të bie në sy të vajzave, kush dëshiron të bëhet lider i ditës. Pra, gjithkush ka filluar të bëhet ylli i shtëpisë dhe ky është një lajm i gëzuar”. Ndërkaq, Anita Muçaj-Haradinaj ka deklaruar se aty brenda çdo ditë është më interesant. “Ashtu siç e kemi parashikuar, do të jetë dinamik edhe nga opinionet që i kam i pëlqejnë banorët jashtëzakonisht, kemi ata që e kanë nisur me hov, kemi nga ata që akoma janë duke vëzhguar, është shumë i larmishëm nga dita në ditë do të bëhet edhe më shumë interesant”, ka thënë Muçaj-Haradinaj./Klankosova.tv Për të shikuar Big Brother VIP Kosova abonohu në: Kosovë: Artmotion www.artmotion.net dhe Kujtesa www. kujtesa.com Shqipëri dhe Maqedoni të Veriut: Artmotion Aplikacioni Mobil dhe Tring Satelit Evropë: Nimi Tv www.nimitv.com Amerikë: TV Alb