Operacion spektakolar shpëtimi pas tajfunit (VIDEO) NULL NULL 10.07.2026 16:17 10.07.2026 16:17 Një operacion spektakolar shpëtimi është zhvilluar në Kinë pas një tajfuni të fuqishëm që shkaktoi përmbytje të mëdha në disa zona. Në mes të ujërave të rrëmbyera, një burrë i bllokuar që ishte në rrezik për jetën u shpëtua falë përdorimit të një droni të madh të pajisur për misione emergjente. Droni fluturoi mbi zonën e përmbytur dhe iu afrua personit të izoluar nga uji, transmeton Klankosova.tv Përmes një sistemi me kabllo dhe një rripi të posaçëm sigurie, ai arriti ta ngrinte dhe ta transportonte atë larg rrezikut, duke e dërguar në një vend të sigurt. Autoritetet po vazhdojnë punën për menaxhimin e pasojave të tajfunit dhe për ndihmën ndaj banorëve të prekur nga përmbytjet. PAMJET mund t’i shihni KËTU.