Operacion i madh policor në Munchen: U dëgjuan shpërthime e të shtëna, një i vdekur NULL NULL 01.10.2025 09:57 01.10.2025 09:57 Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur mëngjesin e sotëm në Gjermani. Në Munchenin veriore, ka nisur një operacion i madh nga njësitë e specializuar. Sipas gazetës Bild, atje në orët e hershme rreth orës 4:40, janë dëgjuar të shtëna dhe shpërthime, transmeton Klankosova.tv. Zjarrfikësit morën lajmin se një ndërtesë banimi po digjej, ku edhe një burrë u gjet i vdekur. Dyshohet se i njëjti i cili mbante me vete edhe një çantë në shpinë, e kishte mbushur shtëpinë e prindërve me eksplozivë, duke i vënë flakën me ç’rast edhe ka pësuar vet. Po ashtu, në afërsi të Liqenit Lerchenau edhe një person tjetër u gjet me plagë nga të shtënat me armë. Aktualisht, nuk dihen shkaqet e këtij rasti të rëndë, teksa autoritetet gjermane kanë nisur hetimet./ Klankosova.tv.