Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Oklahoma shokon Golden State (VIDEO)

NULL NULL
17.05.2016 11:09

Magjia e Oklahoma City Thunder në NBA vazhdon, kësaj radhe me fitoren ndaj Golden State Warriors.

Pas tri fitoreve radhazi për të eliminuar San Antonion, skuadra e trajnerit Billy Donavon i surprizoi të gjithë pasi triumfoi edhe në finalen e parë të Konferencës së Perëndimit ndaj kampionëve të Golden State, brenda në Oracle Arena.

Ajo që ndodhi në Oakland të Kalifornisë ishte me të vertetë e pabesueshme, me City Thunder që fituan 108-102 duke marrë kryesimin në serinë ndaj Warriors, 1-0 me ndeshje.

Përtej pikëve të realizuara nga dyshja e ëndrrave, Durant-Westbrook, diferencën në Oracle Arena e bëri gjendja fizike dhe centimetrat më shumë që kishin basketbollistët e Oklahoma City Thunder që triumfuan në duelin poshtë tabelës ndaj Golden State.

Edhe pse e panë veten me një disavantazh, prej 13 pikësh në fund të pjesës së parë, miqtë shpërthyen në dy periodat e tjera dhe falë edhe Rusell Westbrook që shfaq në formë të jashtëzakonshme duke realizuar 19 nga 27 pikët e tij gjithsej vetëm në 12 minutëshin e tretë, ja dolën të përmbysnin gjithçka.

Risia e vërtetë në këtë finale të parë të Perëndimit ishte padiskutim ishte 22-vjeçari Steven Adams që me 16 pikë dhe 16 rebound, por edhe me dy gjuajtje të lira të realizuara në sekondat e fundit, tregoi fytyrën e vërtetë të kësaj skuadre.

Ishte një spektakël më vetë dueli i yjeve në Oracle Arena edhe pse në fund ata që buzëqeshën ishin Kevin Durant me shokë. Pas kësaj disfate kampionëve në fuqi të Golden State nuk u mbetet gjë tjetër veçse të ngrejnë kokë në takimin e dytë final ndaj City Thunder që do të zhvillohet sërish në Oakland.

https://www.youtube.com/watch?v=5RN9_JiplMw

lajme të ngjashme